Policia me aksion në veri, konfiskohet një “tromblon” dhe tetë karikatorë të mbushur

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një kontroll në një bodrum në një objekt në veri të vendit. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani. Elshani tha se është gjetur një tromblon dhe tetë karikatorë të mbushur. “Në bazë të një…

Lajme

16/04/2025 18:40

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një kontroll në një bodrum në një objekt në veri të vendit.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se është gjetur një tromblon dhe tetë karikatorë të mbushur.

“Në bazë të një informacioni, kemi kryer një kontroll në një bodrum ku kemi gjetur një tromblon, dhe tetë karikatorë të mbushur”, tha Elshani.

Tutje, ai tha se në lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar teksa bëri të ditur se një person është intervistuar. /Lajmi.net/