Policia me aksion në Prishtinë, largon skuterët e parkuar në rrugë
Policia e Kosovës në Prishtinë, respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor ka ngritur shqetësime në lidhej me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik. Duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe duke synuar uljen e numrit…

Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë, respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor ka ngritur shqetësime në lidhej me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik.
Duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe duke synuar uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
E për këtë ka nisur sërish aksioni ndaj motoçikletave, të cilat po parkohen vend e pa vend, kësaj radhe tek ish-benafi.
Lajmi.net, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen motoçikletat e konfiskuara.
Derisa lidhur me këtë aksion nga Policia nuk kanë dhënë ende ndonjë detaj. /Lajmi.net/