Policia me aksion në Prishtinë – arreston tre persona, u kapën me drogë

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit janë bastisur edhe banesat e të dyshuarve, ku raportohet të jenë gjetur dhe…

Lajme

09/08/2025 09:21

Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, mbrëmë policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se me vendim të prokurorit janë bastisur edhe banesat e të dyshuarve, ku raportohet të jenë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 20.02 gram, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.