Policia me aksion në Gjilan, mbi 1700 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore një javore kanë shqiptuar 1795 gjoba. Sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: • Hetim i nëntëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale, • Hetim i…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore një javore kanë shqiptuar 1795 gjoba.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i nëntëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i dhjetë aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar trembëdhjetë gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar nëntë gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar tridhjetë e një gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tetë ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë këmbësorët që gjatë pjesëmarrjes në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të rrugë.