Policia kryen kontrolle në disa shkolla në Vushtrri, sekuestrojnë thikë, maska dhe boks hekuri
Policia e Kosovës ka kryer kontrolle sigurie në disa shkolla në Vushtrri. Gjatë këtij aksioni, ata kanë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një…

Lajme
Policia e Kosovës ka kryer kontrolle sigurie në disa shkolla në Vushtrri.
Gjatë këtij aksioni, ata kanë kontrolluar mbi 1379 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri, shkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se në njërën prej shkollave në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, një (1) maskë, dhe një (1) boks metali.
“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent dhe me rekomandim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës dhe municionit”. Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritetet e arsimit në parandalim dhe ofrimin e sigurisë në shkolla”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: