Policia kryen edhe një aksion në veri, zbulon zolla, helmeta balistike ushtarake, çanta ushtarake, antiplumb dhe gazmaskë

Policia e Kosovës ka kryer edhe një aksion tjetër në veri të Kosovës. Në lidhje me këtë ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook. “Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta…

Lajme

07/05/2025 16:06

Policia e Kosovës ka kryer edhe një aksion tjetër në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.

“Në një aksion të radhës të Policisë së Kosovës janë zbuluar tre raketa hedhës krahu (zolla), dy helmeta balistike ushtarake, dy çanta ushtarake, një antiplumb dhe një gazmaskë. Terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë”, ka shkruar Sveçla. Lajmi.net/