Policia kontrollon shtëpinë e një 24 vjeçari në Ferizaj, ia sekuestron dy armë

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve. Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri. “Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.” Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale…

Lajme

17/06/2025 15:42

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se ka kontrolluar shtëpinë e N.M. 24 vjeç në fshatin Greme pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve.

Atij i janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Hetimet paraprake kanë konfirmuar përfshirjen me armë zjarri në një video-inçizim të siguruar nga policia.”

Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar armës” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.