Policia kontrollon një shtëpi në Zveçan, gjenden armë e jakne ushtarake

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë pa leje të cilat janë gjetur në shtëpinë e një personi të dyshimtë në Zveçan. Pas konfiskimit të këtyre armëve, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Zveçan / 09.10.2024 – 12:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar…

Lajme

10/10/2024 09:52

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar armë pa leje të cilat janë gjetur në shtëpinë e një personi të dyshimtë në Zveçan.

Pas konfiskimit të këtyre armëve, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Zveçan / 09.10.2024 – 12:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një jakne ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/