Policia kontrollon kioskën që dyshohet se shitet drogë

Para pak minutash pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë filluar kontrollim të thellë në kioskën në rrugën “Garibaldi”, gjegjësisht përballë “Hotel Grand-it”.

Lajme

07/08/2014 15:18

Kjo kioskë ishte mbyllur më parë nën dyshimin se aty shiteshin lëndë narkotike të llojit marihuanë, por që ditë më parë përsëri është vendosur në vendin e njëjtë, shkruan Zëri.

Para një viti Policia e Kosovës e kishte larguar këtë kioskë, pasi që dyshohej se po shitje lëndë narkotike e llojit mariuhanë. Për këtë gjë ishte arrestuar edhe pronari i kësaj kioske së bashku dhe me disa persona të tjerë me dyshimin e se po trafikonin lëndë narkotike.

Kjo kioskë është vendosur dhjetë më parë, pasi që pronari i saj nuk kishte pranuar se ka shitur drogë.