Policia kontrollon autobusin me nxënës në Ferizaj: Gjendet armë, thika dhe një boks hekuri

Policia e stacionit në Ferizaj mbrëmjen që lamë pas rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Topalli”, ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë. Zyrtarët policorë në uniformë e në rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët e me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta…

Lajme

16/10/2024 09:34

Policia e stacionit në Ferizaj mbrëmjen që lamë pas rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Topalli”, ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë.

Zyrtarët policorë në uniformë e në rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët e me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera.

“Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin‘, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell lajmi.net.

Për këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’.

“Kontrollimi i autobusëve urban do të  vazhdojë  edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit“, njofton tutje policia./Lajmi.net/