Policia konfiskon arsenal armësh në shtëpinë e një serbi në një fshat të Kaçanik

Gjatë ditës së  djeshme në fshatin Korminjan i Ulët të Kaçanikut, Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve.

Lajme

08/11/2018 10:08

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një shtëpi të pabanuar, pronë e një serbi, janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë gjysmë automatike, dy AK-47, 1 gaz lotjsjellës, gjashtë karikatorë, 142 copë fisheka, dy radiolidhje dhe 100 copë banderola të ministrisë së Shëndetësisë.

Nuk raportohet për të arrestuar në këtë rast, ndërkaq që hetimet vazhdojnë./Lajmi.net/