Policia konfiskon armë, granatë dore, dhe drogë në shtëpitë e tre personave në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar pasi në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë. Sipas raportit të Policisë thuhet se, janë konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike. Derisa me…

Lajme

02/10/2025 09:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona nga fshati Muqivërc e Kamenicës janë arrestuar pasi në shtëpitë e tyre janë gjetur para, armë, fishekë dhe drogë.

Sipas raportit të Policisë thuhet se, janë konfiskuar paratë, një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe rreth 1.1 gram me substancë narkotike.

Derisa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Muqivërc, Kamenicë 01.10.2025 – 04:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme një granatë dore, një revole, rreth 345 fishekë të ndryshëm si dhe një sasi rreth 1.1 gramë me substancë narkotike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/