Policia konfiskon armë dhe municion pas të shtënave në një aheng familjar në Gjakovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe municion pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Hereq të Gjakovës. Sipas policisë, nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me gaz, 58 fishekë dhe 25 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë…

Lajme

28/07/2026 10:40

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe municion pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Hereq të Gjakovës.

Sipas policisë, nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me gaz, 58 fishekë dhe 25 gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore.