​Policia konfiskoi 12 armë zjarri të martën në Kosovë, përfshirë tre kallashnikovë

12 armë zjarri, nga të cilat tre kallashnikovë janë konfiskuar të martën nga Policia, në pjesë të ndryshme të Kosovës. Në disa nga këto aksione dhe kontrolle, u sekuestruan edhe municione dhe pajisje të tjera të armëve, transmeton KosovaPress. Në Podujevë, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë…

Lajme

22/07/2026 09:42

12 armë zjarri, nga të cilat tre kallashnikovë janë konfiskuar të martën nga Policia, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Në disa nga këto aksione dhe kontrolle, u sekuestruan edhe municione dhe pajisje të tjera të armëve, transmeton KosovaPress.

Në Podujevë, gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Po në këtë komuna, policia, në kuadër të hetimeve për një rast të mëhershëm të “vrasjes në tentativë”, bastisi shtëpitë e dy personave në kërkim, ku konfiskoi gjashtë armë zjarri – tre pistoleta dhe tre armë të gjata – si dhe 67 fishekë dhe pjesë të ndryshme të armëve.

Në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pas raportimeve për të shtëna në një aheng familjar, forcat e rendit sekuestruan një pistoletë me gaz, një armë automatike AK-47, 20 fishekë, si dhe gëzhoja të armëve. Raportohet se dy të dyshuar u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje.

Në Deçan, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, policia konfiskoi një armë automatike AK-47 me një karikator, nga i dyshuari.

Ndërkaq, në fshatin Temeqin të Malishevës, gjatë kontrolleve në dy shtëpi u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë automatike AK-47, një pistoletë TT, një karikator, 10 fishekë dhe një pjesë e një pushke automatike.