Policia konfirmon ndalimin e dy serbëve, vazhdon kërkimi i Sead Alushit
Dy serbë nga veriu i Mitrovicës janë në ndalim që nga e shtuna në lidhje me zhdukjen e 17 vjeçarit Sead Alushi në lumin Ibër.
Lajme
Ata janë ndaluar për 48 orë më urdhër të prokurorit.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës, Besim Hoti sipas të cilit kjo u bë me qëllim të masave të sigurisë për dy personat.
“Po janë ndaluar dy serbë, pronarë të shtëpisë ku të rinjtë shqiptarë kanë hyrë për të marrë disa qen”, tha Hoti për KosovaPress.
Sipas tij kjo është bërë me qëllim të masave preventive pasi që ata janë dëshmitarë të këtij rasti.
Në ndërkohë edhe sot po vazhdon kërkimi për gjetjen e 17 vjeçarit i cili dyshohet se ka rënë në lumin Ibër.
Kërkimet po bëhen nga ekipet e shpëtimit të FSK-së.