Policia konfirmon: Kryetarja e Ranillugut, Tanja Antic, intervistohet për dyshime presioni ndaj votuesve
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar dhe po intervistohet nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të partive të tjera serbe gjatë procesit zgjedhor. Sipas raportimeve, Antic dyshohet të ketë qenë e përfshirë “në një plan të strukturuar për të orientuar votën në favor të…
Lajme
Kryetarja e Komunës së Ranillugut, Tanja Antic, është shoqëruar dhe po intervistohet nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka ushtruar ndikim dhe presion ndaj votuesve të partive të tjera serbe gjatë procesit zgjedhor.
Sipas raportimeve, Antic dyshohet të ketë qenë e përfshirë “në një plan të strukturuar për të orientuar votën në favor të Listës Serbe përmes detyrimit dhe presionit ndaj qytetarëve”.
Ky rast është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili deklaroi: “E vërtetë është se është intervistuar personi në fjalë. Prokurori i shtetit ka qenë në vendin e ngjarjes dhe për rrjedhën e mëtejshme të këtij rasti do të njoftohemi me kohë.”
Policia ka bërë thirrje që qytetarët të raportojnë çdo shkelje të ligjit zgjedhor, për të siguruar një proces zgjedhor të lirë, demokratik dhe të drejtë. /Lajmi.net/