Policia kërkon të shmangni qarkullimin afër ambasadës amerikane për shkak të një ushtrimi

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00. Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët, raporton lajmi.net “Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të…

Lajme

12/12/2025 17:20

Policia e Kosovës ka kërkuar me mirëkuptim nga qytetarët që ta shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë (respektivisht në atë pjesë të lagjes Arbëria) deri në orën 21:00.

Një kërkesë e tillë vjen pasi Policia dhe Ambasada e ShBA-së po zhvillojnë një ushtrim të përbashkët, raporton lajmi.net

“Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, njofton Policia e Kosovës./Lajmi.net/