Policia kërkon nga qytetarët bashkëpunim në lidhje me foshnjën e gjetur në mbeturina
Një foshnjë është gjetur në një qese të zezë pranë një deponije mbeturinash në Matiqan të Prishtinës. Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci ka thënë se ekipet emergjente ne vendin e ngjarjes kanë konstatuar se foshnja është pa shenja jete. Borovci…

Lajme
Një foshnjë është gjetur në një qese të zezë pranë një deponije mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.
Në lidhje me rastin, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci ka thënë se ekipet emergjente ne vendin e ngjarjes kanë konstatuar se foshnja është pa shenja jete.
Borovci ka ftuar qytetarët që kanë informacione të kontaktojnë me Policinë.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen. Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/