Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vepër të rëndë penale. Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19 tetor 2005 në…

Lajme

23/12/2025 19:51

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për vepër të rëndë penale.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Brendon (Hamdi) Ajazaj, i lindur më 19 tetor 2005 në Gjermani, i cili dyshohet për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, transmeton lajmi.net.

Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion lidhur me vendndodhjen e tij ta raportojnë menjëherë në Policinë e Kosovës, përmes numrave 192 ose 0800 19 999 (pa pagesë), apo në stacionin më të afërt policor. Po ashtu, informacionet mund të dërgohen edhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, në numrin 039 432 327 ose në adresën elektronike [email protected]./lajmi.net/