Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasje në Llapashticë të Epërme

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personit të dyshuar për një vrasje, e cila ka ndodhur më 06 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë. Sipas njoftimit zyrtar, njësiti i hetimeve të përgjithshme nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë…

Lajme

09/09/2025 10:46

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personit të dyshuar për një vrasje, e cila ka ndodhur më 06 shtator 2025, në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë.

Sipas njoftimit zyrtar, njësiti i hetimeve të përgjithshme nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, me autorizim të prokurorisë kompetente, është duke kërkuar informacion që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit Arber Havolli, i cili aktualisht ndodhet në arrati, raporton lajmi.net

Policia fton të gjithë qytetarët që kanë çfarëdo informacioni të vlefshëm për vendndodhjen e të dyshuarit, që të kontaktojnë menjëherë në njërën nga këto mënyra:

Android #app: Lajmero Policine
Tel: 192./Lajmi.net/