Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje

Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”. Personi i dyshuar shihet në fotografi dhe identifikimi i tij mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin ligjor të veprës penale. Policia e Kosovës fton…

Lajme

10/02/2026 11:30

Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, po kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale Vjedhje. Personi i dyshuar shihet në fotografi dhe identifikimi i tij mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin ligjor të veprës penale.

Policia e Kosovës fton qytetarët që çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij personi ta raportojnë menjëherë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit [email protected]. Çdo informacion i dhënë do të trajtohet konfidencialisht.

Policia nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon paraprakisht të gjithë ata që mund të ofrojnë ndihmë për kapjen e të dyshuarit.

Ky veprim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin e krimeve dhe mbrojtjen e qytetarëve. /Lajmi.net/