Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi të dyshuar për vjedhje

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që kërkohet është i kapur në një fotografi të cilën autoritetet…

Lajme

26/08/2025 09:35

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, në përpjekje për të identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që kërkohet është i kapur në një fotografi të cilën autoritetet e kanë siguruar gjatë hetimeve dhe tashmë janë duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tij, raporton lajmi.net

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarit, të kontaktojnë përmes numrit të telefonit 192 ose të dërgojnë informacionin në adresën elektronike: [email protected]./Lajmi.net/