Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për zjarrvënie në Drenas

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”. Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, është në kërkim të informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga policia.…

Lajme

30/06/2026 14:32

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”.

Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Drenas, me autorizim nga prokuroria kompetente, është në kërkim të informatave që do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar nga policia.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit, ta njoftojnë Policinë e Kosovës.

Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].