Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Grabitje”. Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Sipas njoftimit, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Lipjan, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e informatave që do të ndihmonin në identifikimin dhe lokalizimin e tij, raporton lajmi.net
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë çfarëdo informacioni lidhur me personin në fjalë apo vendndodhjen e tij, të kontaktojnë policinë përmes numrit emergjent 192./Lajmi.net/