Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për vjedhje

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka bërë publike një fotografi të një gruaje të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje dhe u bën thirrje qytetarëve për ndihmë në identifikimin e saj. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë ndërmarrë me autorizim nga prokuroria kompetente, ndërsa Policia e Kosovës i inkurajon të gjithë qytetarët që…

Lajme

24/06/2025 14:19

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka bërë publike një fotografi të një gruaje të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje dhe u bën thirrje qytetarëve për ndihmë në identifikimin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar, veprimet janë ndërmarrë me autorizim nga prokuroria kompetente, ndërsa Policia e Kosovës i inkurajon të gjithë qytetarët që posedojnë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, të kontaktojnë autoritetet.

Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarës, mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit të telefonit 192 ose të dërgojnë informacione në adresën elektronike [email protected].