Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për zjarrvënie në Mitrovicë
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar. Sipas një njoftimi bëhet…

Lajme
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar se me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikoj fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon bashkëpunim me mediat dhe qytetarët që të bëhet e mundur identifikimi dhe lokalizimi i personit në foton e publikuar.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se personi i dyshuar në foto është i dyshuar për veprën penale “Zjarrvënie”, andaj Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tij, të lajmëroj Policinë e Kosovës .
Po ashtu në njoftim thuhet se informatat për personin, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”. /Lajmi.net/