Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personit të dyshuar për narkotikë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të Shtetit, po vazhdojnë hetimet lidhur me një rast nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres…

Lajme

16/12/2025 11:27

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia Pejë, në koordinim dhe me autorizim të prokurorit të Shtetit, po vazhdojnë hetimet lidhur me një rast nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Pas publikimit të fotografive, falë bashkëpunimit me qytetarët, është identifikuar personi i dyshuar Hajder (Petref) Mukaj. Përmes këtij njoftimi, policia kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informacionit që mund të ndihmojë në identifikimin e lokacionit të personit të dyshuar, i cili shihet në fotografi.

Çdo informacion mund të raportohet pranë Policisë së Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Lajmi.net/