Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur. Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se Bekim Shaban Vari, me nofkë Bekim Kashtanjeva-…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave të kërkuar, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur.
Më 29.01.2025, familjarët kanë raportuar në Policinë Rajonale të Ferizajt se Bekim Shaban Vari, me nofkë Bekim Kashtanjeva- Llapa, i lindur më 01.03.1987, është larguar nga shtëpia në Pleshinë e Ulët të Ferizajt më 22.01.2025, rreth orës 17:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Personi i zhdukur ka ngjyrë të zezë të flokëve, 1.85 cm i lartë, peshë 90 kg, ka të veshur pallto me kapelë, ngjyrë e gjelbër.
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojë policinë në stacionin më të afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose në numrat e telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.