Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, publikon foto

Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë. “Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje…

Lajme

15/01/2026 17:43

Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Podujevë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje e rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”