Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtyre personave, dyshohen për vjedhje
Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy persona që dyshohen se kanë kryer një vjedhje. Fotografia u publikua me autorizim nga prokuroria dhe se çdo informatë do të jetë e vlefshme. “Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente,…

Lajme
Policia e Kosovës ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy persona që dyshohen se kanë kryer një vjedhje.
Fotografia u publikua me autorizim nga prokuroria dhe se çdo informatë do të jetë e vlefshme.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personave të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.