Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy personave të dyshuar për “vjedhje të rëndë” në Gjilan

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke ndërmarrë të gjitha…

Lajme

15/10/2025 14:26

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve dhe mediave me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

Policia e Kosovës bën thirrje që kushdo që ka informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të kontaktojë menjëherë:

📞 192

📞 038 508 07001

📧 [email protected]

📱 Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”.