Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 26 vjeçarit, Arban Hisari nga Prizreni që është zhdukur
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 26 vjeçarit, Arban Hisari nga Prizreni, i cili është zhdukur. Sipas Policisë, Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 26 vjeçarit, Arban Hisari nga Prizreni, i cili është zhdukur.
Sipas Policisë, Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet.
“Policia në bashkëpunim edhe me familjen e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë peroni i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Kontaktet ku mund ta njoftoni Policinë:
E-mail: [email protected]
Postimi i plotë i Policisë: