​Policia kërkon këtë person që mashtroi shitësin në një lokal

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, mashkull, i cili dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj. Sipas Policisë, ka kryer veprën penale ” Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar…

Lajme

21/01/2025 14:00

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, mashkull, i cili dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj.

Sipas Policisë, ka kryer veprën penale ” Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.

“Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.