Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për shpërdorimin e pasurisë së huaj
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”. Siç njofton Policia, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-05-110538.png)
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për kryerjen e veprës penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Siç njofton Policia, njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: