Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje
Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës thuhet se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “vjedhje”. “Të nderuar, për…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës thuhet se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “vjedhje”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/