Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e të dyshuarit për lëshimin e qeqeve pa mbulesë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për lëshimin e qeqeve pa mbulesë. Përmes një njoftimi të lëshuar për mediam thuhet se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, t’i kontaktojnë autoritetet në numrin e telefonit ose në e-mail. “Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të…

Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për lëshimin e qeqeve pa mbulesë.
Përmes një njoftimi të lëshuar për mediam thuhet se kushdo që ka informacione mbi vendndodhjen e tij, t’i kontaktojnë autoritetet në numrin e telefonit ose në e-mail.
“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën lëshim i qeqeve pa mbulesë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes e-mailit: [email protected]”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/