Policia ka konfiskuar mish 40 vjeçar që ishte përgatitur për të dalë në shitje (Foto)

Policia e Rumanisë ishte shokuar kur në një dyqan të mishit gjetën sasi të mëdha të mishit të prishur që thuhet se ishte rreth 40 vjeç i vjetër.

Bota

22/02/2016 14:41

Ekspertët të cilët zbuluan këtë rast, thonë se peshonin rreth pesë ton mish i ngrirë që ishte planifikuar të dalë në shitje në një qytet ku do të mbahej një kremtim tradicional, transmeton lajmi.net

Gjithashtu ekspertët zbuluan se mishi ishte i viteve të 80-ta dhe u ruajt në një vend të ngrirë prej vitesh të tëra. Ky mish ishte ngrirë për një kohë të gjatë, pastaj ishte shkrirë përsëri, e kjo metodë vazhdoi me vite të tëra deri kur policia e zbuloi rastin.

Një ekspert nga një fakulteti i inxhinierisë ushqimore, Petru Alexe, i cili ka kryer testet e këtij mishi tha: “Ky mish është krejtësisht i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Gjithashtu mishi mbart të gjitha llojet e sëmundjeve.”

Zëdhënësja e shërbimit shëndetësor publik në Konstanca, Lolita Popesku, ka thënë: “Nëse ky mish do të kalonte në duar të konsumatorëve, jeta e tyre do të kishte rezultuar me vdekje.”

Kur të dyshuarit u detyruan të prezantojnë certifikatat e tyre, treguan se mishi ishte i sigurtë, megjithatë ato dolën të ishin të falsifikuara.

Pronari i dyqaneve të këtij mishi, Razvan Dimoftache, është duke u hetuar nga policia, dhe thuhet se iu ndalua e drejta për të shitur mish dhe gjithashtu është dënuar për mashtrim./Lajmi.net