Policia ka bastisur shtëpinë e Francois Fillon, kandidatit presidencial të Francës

Shtëpia e kandidatit presidencial Francois Fillon është bastisur nga policia sot, kur ai po bëhej gati për të mbajtur një fjalim të fushatës rreth 450 milje larg.

Bota

02/03/2017 20:33

Fillon do të përballet me burg për një sërë akuzash ndër to edhe përvetësim e cila është e dënueshme deri në 10 vjet së bashku me gruan e tij britanike Penelope, transmeton lajmi.net

Fillon ndërkohë ishte në qytetin jugor Nimes, duke u përgatitur për të folur në një takim parazgjedhor sonte. Çifti, 62 vjeçar pritet që të ngarkohen me akuza më 15 mars, vetëm 5 javë para se Franca të shkojë në zgjedhje për kreun e ardhshëm të shtetit.

Fillon akuzohet se ka paguar gruan e tij mijëra paund duke pretenduar se ishte asistente parlamentare e tij. Fillon gjithashtu rëndohet me akuzën se kishte paguar shpenzimet e studimeve për fëmijët e tij nga fondet publike.

Kandidati për kreun e ardhshëm të Francës ka mohuar akuzat në drejtim të tij publikisht gjatë një konference për media dhe ka refuzuar të japë dorëheqje si kandidat për zgjedhjet të cilat zhvillohen pas rreth 7 javësh.

Si duket, shpresa e Fillon për tu bërë president i ardhshëm i Francës është shuar tani, pas rëndimit të këtyre akuzave të rënda mbi të dhe gruan e tij./Lajmi.net/