Policia jep pak detaje për vjedhjen e dy bankave
Brenda një orë dje në Prishtinë janë grabitur dy banka. Policia ka dhënë pak detaje se si ka ndodhur rasti.
Lajme
Policia njofton se, rreth orës 15 e 45 minuta, një punëtore ne një bankë ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar ne drejtim te panjohur.
Ne vendin e ngjarjes kane dalur të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për te lënduar.
Ndërsa, rreth 16 e 25 minuta, një punëtore ne një bankë ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur para dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, përderisa nuk raportohet për të lënduar. /Lajmi.net/