Policia jep informacione për protestën e sotme në Padalishtë

Policia e Kosovës ka njoftuar  se sot më datë 29.03.2017 nga ora 08:00 deri në ora 10:40 ne fshatin Padalishtë të komunës së Istogut, përkatësisht në lagjen ‘Imeraj’ tek varrezat, kanë dalë rreth 25 qytetar me tri automjete, për të protestuar në lidhje me ardhjen në Kosovë të kryeministrit serb Viqiq.

Lajme

29/03/2017 12:32

“Këta persona kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve . Gjithashtu këta pesona kanë mbajtur në dorë flamuj të shtetit Kosovës dhe Bashkimit Evropian , si dhe pankarta  me mbishkrime ” Vuqiq na ler të qetë “, ” ta ndërtojmë Kosovën së bashku ” dhe pankarta me mbishkrimin‘ Ju i përkisni këtij vendi e jo Vuqiqi ’ etj”, ka njoftuar Policia.

Policia e Kosovës ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme gjatë protestimit dhe protesta ka kaluar pa problem, me ç’rast edhe rruga është liruar për qarkullim rreth orës 10:40./Lajmi.net/