Policia jep detajet për gjuajtjen me armë në Graqanicë

Policia në raportin e tyre, kanë treguar detajet për ngjarjen e djeshme, ku disa persona të dyshuar kanë qenë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja nga arma e zjarrit, ndërsa…

Lajme

17/04/2024 08:53

Policia në raportin e tyre, kanë treguar detajet për ngjarjen e djeshme, ku disa persona të dyshuar kanë qenë duke shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja nga arma e zjarrit, ndërsa lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar  se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/