Policia jep detaje për zjarrin në Qendrën Tregtare në Prishtinë
Një zjarr ka shpërthyer në objektin e Qendrës Tregtare në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin dhe se nuk ka persona të lënduar.…

Lajme
Një zjarr ka shpërthyer në objektin e Qendrës Tregtare në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin dhe se nuk ka persona të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një zjarr në një objekt në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo për lajmi.net.