Policia jep detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Kaçanik

Lajme

10/05/2022 16:37

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri në Kaçanik, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe një tjetër është plagosur.

Sipas policisë, sot në ora 14:00 ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”, përball “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B i moshës 30-vjeçare, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e 30-vjeçarin e kanë konstatuar mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B., i moshës 32-vjeçare.

Në lidhje me rastin, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Policia ka bërë të ditur se zyrtarët policorë janë duke grumbulluar informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plotë nga policia:

VRASJE E RËNDË NË KAÇANIK

Policia Rajonale e Ferizajt sot, datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje .

Për informacione shtesë , do të njoftoheni me kohë. /Lajmi.net/