Policia jep detaje për vdekjen tragjike të 26 vjeçares në Prishtinë, arrestohet një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë ka nga kati i 7-të i një ndërtese. Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”. Me vendim të prokurorit…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në Prishtinë, ku një vajzë 26 vjeçare ka rënë ka nga kati i 7-të i një ndërtese.
Sipas njoftimit 24-orësh të policisë, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.