Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi një ditë më parë në një lokal në Gjakovë. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër. Megjithatë, viktima ka pësuar lëndime trupore jo…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi një ditë më parë në një lokal në Gjakovë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ku i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Megjithatë, viktima ka pësuar lëndime trupore jo nga arma e zjarrit, por nga një mjet tjetër i përdorur gjatë incidentit.
Në vendin e ngjarjes, njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë si dhe një gëzhojë, që dyshohet të jenë përdorur në rast.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.