Policia jep detaje për shpërthimin e granatës në Prishtinë

Rreth orës 06:30, është raportuar se në rrugën "Dalmatët" në Prishtinë , një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes.

Lajme

22/06/2022 15:03

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, raporton lajmi.net.

“Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

“Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”. /Lajmi.net/