Policia jep detaje për rastin në Suharekë: Viktima u gjet i varur në banesën e tij

Lajmi.net ka raportuar se një person është vetëvrarë në banesën e tij në Suharekë. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka thënë për lajmi.net se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. “Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar…

Lajme

06/04/2025 22:04

Lajmi.net ka raportuar se një person është vetëvrarë në banesën e tij në Suharekë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë për lajmi.net se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pajetë. Policia me të arritur kanë marr informatën se bëhej fjalë për Sh. M.(1983), mashkull, i cili banon në Suharekë. Sipas dyshimeve të para  viktima nga familjarët është gjetë i varur në banesën e tij në Suharekë. Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi.

Lajmi.net nga burimet e veta ka mësuar se Sh.M ishte punonjës në QKMF në Suharekë. /Lajmi.net/