Policia jep detaje për incidentin mes deputetit Armend Zemaj dhe një qytetari në sheshin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e ndodhur sot pasdite në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se rasti është duke u trajtuar dhe se palët e përfshira janë intervistuar nga organet…

Lajme

24/10/2025 17:03

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me incidentin e ndodhur sot pasdite në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku është përfshirë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për Lajmi.net se rasti është duke u trajtuar dhe se palët e përfshira janë intervistuar nga organet e rendit.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë. Lidhur me incidentin, palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë,” ka deklaruar Pllana.

Incidenti ka ndodhur gjatë xhirimit të një interviste me deputetin Armend Zemaj, ku sipas raportimeve fillestare, pas fyerjeve dhe ofendimeve nga një qytetar, deputeti dyshohet se e ka sulmuar atë fizikisht./Lajmi.net/