Policia jep detaje për dy viktimat nga aksidenti sot në Suharekë

Një aksident tragjik në mes të një motoçiklete dhe veture la të vdekur dy persona, të dielën në Shirokë të Suharekës. Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka dhënë informacione për viktimat. Bëhet fjalë për P.G i lindur në vitin 2004 dhe B.H i lindur në vitin 1993. Viktimat janë…

Lajme

28/04/2024 21:59

Një aksident tragjik në mes të një motoçiklete dhe veture la të vdekur dy persona, të dielën në Shirokë të Suharekës.

Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka dhënë informacione për viktimat.

Bëhet fjalë për P.G i lindur në vitin 2004 dhe B.H i lindur në vitin 1993. Viktimat janë nga Prizreni – ata ishin në motoçikletë.

Më herët, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ka treguar se shoferi i veturës pasi mori trajtim mjekësor është dërguar në mbajtje për 48 orë.