Policia jep detaje për dy personat e arrestuar që gjuajtën fishekzjarrë tek hoteli ku po qëndron kombëtarja e Turqisë
Mbrëmë, pas mesnate, u hodhën fishekzjarrë në afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë. Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.…
Lajme
Mbrëmë, pas mesnate, u hodhën fishekzjarrë në afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë.
Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për qytetin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai ka treguar se dy persona janë arrestuar për këtë rast dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dy persona janë arrestuar, rasti është cilesuar ‘Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm’. Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai.
Sonte Kosova luan kundër Turqisë, në kuadër të finaleve të “play-off” për kualifikim në Botëror. Fituesi siguron biletën për kualifikim në Kupën e Botës./lajmi.net/